Selatin Nuhiu Foto: Facebook

Gruaja që merret më bujqësi fiton gati sa burri i saj politikan

Selatin Nuhiu, i cili është anëtari i vetëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Komunën e Artanës (Novobërdë), në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se të hyrat vjetore të tij janë 12 mijë e 400 euro.

Në sqarimin e tij ai ka thënë që nga këto të hyra, 7000 janë si rezultat i pozitës si përgjegjës i Zyrës Postare në Novobërdë, 2700 euro i merr nga punë si këshilltarë komunal në komunë, si dhe 2700 i merr si pension invalidor.

Nuhiu si prona të paluajtshme ka deklaruar dy dhe një tokë me hapësirë prej 2 hektarëve të cilën e ka vlerësuar në vlerë prej 90 mijë euro si shtëpi dhe e ka deklaruar si pronë të përbashkët.

Njërën nga shtëpitë e ka vlerësuar në hapësirë 138 metra katrore në vlerë prej 48 mijë eurove, ndërsa shtëpia tjetër sipas tij ka një hapësirë 80 metra katrore si dhe vlerën 18 mijë euro.

Ndërsa si prona të luajtshme, Nuhiu ka deklaruar dy vetura në vlerë prej 10 mijë e 560 euro në si pronë e përbashkët me bashkëshorten.

Asamblisti nga radhët e PDK-së nuk ka deklaruar nëse posedon ndonjë aksion në ndonjë kompani, ai poashtu nuk ka deklaruar nëse posedon letra me vlerë.

Ai si para të gatshme ka deklaruar se posedon 3mijë e 700 euro të ruajtura në institucion financiar.

Selatin Nuhiu në AKK ka deklaruar se bashkëshortja e tij nga puna në bujqësi siguron të hyra vjetore në vlerë prej 2 mijë eurove, ndërsa prindi i tij nga pensioni merr 6 mijë euro në vit ndërsa nga paga në Kuvendin Komunal në Novobërdë merr 3 mijë e 240euro.