Fatmir Limaj komandanti marakli i peshkut, mbi 1 mijë e 600 euro në dreka

Për më pak se dy muaj, në emër të zëvendëskryeministrit në detyrë, Fatmir Limaj, janë paguar 1 mijë e 633 euro e 31 cent për dreka zyrtare.

Të gjitha këto dreka janë bërë brenda 13 ditëve në një restauruan të njëjtë, në restorant “N’Peshk” në Prishtinë, ndërmjet datave 28.10.2017 deri më 23.12,2017.

Më 28 tetor të vitit 2017, një drekë zyrtare në këtë restauruan i kushtoi buxhetit të shtetit 129 euro.

Faturën, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, nuk janë dhënë shumë detaje për ushqimin dhe pijet e konsumuara.

“Aminin” për këtë faturë e kishte bërë Endrit Shala, atë kohë këshilltar i lartë i zv.kryeministrit, Fatmir Limaj, i cili është pranuesi dhe vërtetuesi e saj.

Kjo faturë ishte paguar më 7 dhjetor 2017.

Fatmir Limaj ishte njëri nga pesë zëvendëskryeministrat e Kosovës. Ai mori këtë post pasi u bë pjesë e Qeverisë “Haradinaj II”.

Një drekë tjetër më 10 nëntor, para dy viteve, në restauronin e njëjtë, kushtoi 225 euro. Edhe kjo drekë ishte shtruar për zv.kryeministrin, Fatmir Limaj.

 

 

 

 

Një drekë me ushqim dhe pije e cila u shtrua në emër të zv.kryeministrit në detyrë, Fatmir Limaj, më 23 dhjetor 2017, buxhetit të shtetit i kushtoi 240 euro e 90 cent.

 

Kreu i Nismës Socialdemokrate shtroi drekë edhe më 3 dhjetor 2017. Kjo faturë, ushqim dhe pije, kushtoi plotë 173 euro 80 cent.

Dreka e radhës për Fatmir Limajn dhe kabinetin e tij ishte më 20 tetor. Drekë për këtë ditë u pagua 160 euro e 60 cent.

135 euro e 60 cent kushtoi dreka tjetër e datës 16 nëntor. Si në faturat tjera, edhe në këtë nuk u përshkrua ushqimi dhe pijet që janë konsumuar.

“N’Peshk” restorant Fatmir Limaj shkoi për të drekuar edhe më 21 nëntor 2017. Kjo drekë i kushtoi buxhetit të shtetit 165 euro.

Më 5 nëntor, 81 euro e 60 cent u paguan për ushqim dhe pije në restauronin e njëjtë.

Ndërsa, 69 euro dreka për Fatmir Limajn kushtoi më 2 nëntor 2017.

Më 9 nëntor, Limaj me shokë pagoi për një drekë 71 euro e 90 cent, ndërsa më 27 nëntor një drekë ushqim dhe pije kushtoi 45 euro.

Më 14 nëntor, dreka zyrtare e Limajt kushtoi 64 euro e 31 cent.

Një tjetër drekë zyrtare u shtrua më 9 dhjetor 2017. Ajo kushtoi 71 euro e 60 cent.

Pra, 13 drekat zyrtare, të zëvendëskryeministrit në detyrë, Fatmir Limaj, në një restauronin të njëjtë, kuletës së shtetit i kushtuan 1 mijë e 633 euro e 31 cent.

KALLXO.com raporton në vazhdimësi për shpenzimin e parasë publike nga zyrtarët e lartë publikë.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. KALLXO.com ka marrë faturat e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare të Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave.

Qeveria që udhëheq Haradinaj është më e madhja për nga zëvendëskryeministrat,  ministrat, zëvendësministrat e këshilltarët.

“Haradinaj II” numëronte 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra e rreth 80 zëvendësministra.

Që prej kur dha dorëheqje i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë kaluar gati katër muaj, ndërkohë në Kosovë janë mbajtur edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor.

Gara e fundit elektorale nxori Lëvizjen Vetëvendosje si forcën më të madhe politike në vend. Kreu i kësaj partie, Albin Kurti pritët të jetë shefi i ri i ekzekutivit kosovar. Ai gjatë fushatës premtoi shkurtime të shpenzimeve publike.

Haradinaj pasuron ‘sofrën’ me raki dardhe me para të shtetit

www.kallxo.com