Nexhmi Krasniqi (në rroba civile).

Familja e Kolonelit të Policisë së Kosovës ruan afër 100 mijë euro në bankë

Nexhmi Krasniqi, ka të deklaruar tokë në vlerë gjymë milion Euro dhe 60 mijë euro kesh të ruajtura në bankë. Ai ka deklaruar edhe mbi 38 mijë euro të ruajtura në konton e bashkëshortëve jashtëmartesor.

Nexhmi Krasniqi i cili deri në prill të vitit 2019 kishte mbajtur postin e Drejtorit Rajonal të Policisë në Prizren, tashmë është transferuar në Departamentin për Kufijtë, në veri perëndim të Gjakovës.
Nexhmi Krasniqi në muajin prill para se të transferohej ishte graduar si Kolonel.
Ai në deklarimine e tij të pasurisë tek Agjencia Kundër Korrupcionit, si pasuri të paluajtshme ka deklaruar një banesë të blerë në vititn 2004 në shumën prej 30 Mijë Euro.
Pos banesës Krasniqi si pronë të paluajtshme ka të deklaruar edhe një Tokë të trashëguar vlera e të cilës është deklaruar në shumën prej 480 Mijë Euro.
Koloneli Krasniqi ka të deklaruar edhe një veturë Golf 7 të berë në vitin 2014 në shumën prej 8.500 Euro.

Paga vjetore e Kolonelit Krasniqi e deklaruar në muajin mars të vitit 2019, derisa ende po mbante pozitën e Drejtorit të policisë së Prizrenit, ishte në shumën prej 15 mijë Euro pagë vjetore.