Edita Tahiri pastroi rrobat me para të shtetit - Dokument

Ish shefja kosovare e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, gjatë një udhëtimi në Bruksel, kishte shpenzuar para të buxhetit për larjen e rrobave.

Në një faturë që e ka siguruar KALLXO.com, më 1 prill të 2015, gjatë qëndrimit në hotelin Marriot në Bruksel, Edita Tahiri kishte shpenzuar 54 euro të buxhetit të shtetit për larjen e rrobave.

Gjatë qëndrimit të saj 3 ditor në hotel ishin shpenzuar 457 euro, ndërsa e gjitha fatura ndaj hotelit kishte kapur shifrën e 609 eurove.

Poashtu edhe 75 euro ishin shpenzuar për një drekë më 31 mars.

Edita Tahiri nuk është zyrtarja e parë që i ka pastruar rrobat me para të buxhetit shtetëror. KALLXO.com kishte shkruar edhe për një shpenzim të tillë nga Hashim Thaçi, gjatë kohës sa kishte qenë kryeministër.

Thaçi i pastron rrobat me pare të shtetit

KALLXO.com ka filluar publikimin e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare të Kryeministrave dhe kabineteve të tyre.

Edita Tahiri pastroi rrobat me para te shtetit Foto: KALLXO.com