Edita Tahiri garanton mëditje për bashkëthemeluesen e partisë

Ish ministrja për dialog, Edita Tahiri, në  kishte kërkuar të  paguhet 6 ekspertë që ajo kishte konsultuar ‘sipas nevojës’. Janë dy ndërkombëtarë e katër vendor për procesin e dialogut në nivel teknik të cilët në total janë paguar 10 mijë euro për honorarin e tyre.

Me kërkesë të saj, Qeveria kishte paguar secilin nga 500 euro honorar për muaj.

William Zerman dhe Natalia Peral ishin ekspertët ndërkombëtarë të paguar nga 3500 euro secili për 7 muaj angazhim.

Ndërsa ekspertet vendorë ishin paguar me nga 1 mijë, respektivisht 500 euro për angazhimin e tyre.

Leon Malazogu dhe Engjëllushe Morina kishin marrë nga 1 mijë euro secili, ndërsa Edi Shukriu e Pajazit Nushi nga 500 euro.

Edi Shukriu është bashkëthemeluese e ADK-së partisë së drejtuar nga Edita Tahiri.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me dëshmi.