Drejtori i Trustit me rreth 260 mijë euro para të gatshme në banka
Drejtori i Fondit Pensional të Kosovës ‘Trust’, Adrian Zalli, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), i ka të kursyera rreth 260 mijë euro para të gatshme në tri banka të ndryshme.
Zalli ka 126,721 euro dhe 49,141 euro para të gatshme në një bankë në Kosovë dhe 84,582 dollarë në një bankë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Drejtori i Trustit nuk ka deklaruar ndonjë shtëpi, banesë apo tokë në emër të tij.
Ndërsa ka deklaruar se ka një veturë të blerë në vitin 2007 në vlerë prej 12,700 eurove.
Sipas deklarimit, Zalli ka pagë vjetorë prej 49,708 euro që i bie rreth 4 mijë euro në muaj.
Vitin e kaluar, Zalli kishte deklaruar se kishte 153,750 euro në një bankë në Kosovë dhe 79,054 euro para të gatshme në një bankë në New York.