Bekim Jashari. Foto: Facebook

Veturat e Bekim Jasharit kanë vlerë 66 mijë euro

Kryetari i Komunës së Skënderajit, Bekim Jashari ka deklaruar tri vetura me vlerë të përgjithshme 66 mijë euro në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në vitin 2010 Jashari ka blerë veturë me vlerë 30 mijë euro, në vitin 2015 me vlerë 20 mijë euro dhe në vitin 2016, veturë me vlerë 16 mijë euro.

Ndërsa në tri institucione finaciare ka mbi 77 mijë e 279 euro para të gatshme. Në vitin e kaluar kishte deklaruar 61 mijë e 872 euro para të gatshme.

Jashari ka deklaruar pronë të paluajtshme për qirambajtje për 99 vite (bashkë-pronar aksionar 20%) me 4 mijë metra në katror me vlerë 12 mijë e 125 euro. Përpos kësaj, kryetari i Skënderajit ka shtëpi me oborr me 900 metra në katror dhe 18 hektarë tokë për të cilat nuk ka deklaruar vlerë financiare.

Jashari posedon 50% të aksioneve në shoqërinë aksionare “Premium Group Kosova” Sh.P.K. me kapital 250 mijë euro.

Të hyra vjetore nga pozita e kryetarit të Skënderajit i ka deklaruar 14 mijë e 831 euro e 76 cent ndërsa nga qiraja e pronës së paluajtshme ka 7 mijë e 800 euro të hyra në vit.Ndërsa vitin e kaluar kishte deklaruar 27 mijë e 960 të hyra vjetore nga qeraja e pronës ku kishte 20% të aksioneve.

 

Bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore 21 mijë e 840 euro për qirambajtje të pronës së paluajtshme dhe ka 27 mijë e 296 para të gatshme në një institucion financiar.