Shpend Ahmeti deklaron vetëm një veturë në pronësi të tij

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në deklarimin e pasurisë  në Agjensinë Kundër Korrupsion nuk ka deklaruar shtëpi apo banesë në pronësi të tij.

Ai ka deklaruar se është me banim të përkohshëm në shtëpinë e vëllaut të tij.

Ahmeti sipas deklarimit në pronësi ka një veturë ‘Skoda’ të blerë në vitin 2009 me vlerë prej 6 mijë euro.

Nga puna si kryetar  i kryeqytetit, Ahmeti ka deklaruar pagë vjetore mbi 18 mijë euro.

 

Si detyrim ndaj bankës ai ka 1 mijë e 400 euro ndërsa si kursime ka 3 mijë e 200 euro.

 

 

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së të parit të Prishtinës.