Marjan Dema, rektor i UP-së - Foto: KALLXO.com

Rektori i UP-së, Marjan Dema me mbi 53 mijë euro para të gatshme

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka deklaruar se ka pronë të paluajtshme me vlerë 277 mijë e 600 euro.

Dema ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit,  një shtëpi të trashëguar me 66 metra truall me vlerë 50 mijë euro ndërsa ka tokë të trashëguar me vlerë prej 55 mijë eurosh, një banesë të blerë në vitin 2017 nga kursimet  me vlerë 45 mijë euro ndërsa një banesë tjetër të blerë në vitin 2013 me vlerë 70 mijë euro.

Rektori ka të deklaruara para në 8 institucione financiare.

53 mijë e 902 euro para të gatshme i ka deklaruar në gjashtë banka dhe 4 mijë e 62 dollarë në dy banka tjera një prej të cilave gjendet në SHBA.

Ndërsa, në vitin e kaluar kishte deklaruar 49 mijë  950 euro në po të njëjtat banka dhe 9 mijë  e 563 dollarë në dy bankat e tjera.

Në Bankën për Biznes vitin e kaluar ka pasur 669.02 cent ndërsa në këtë vit në po të njëjtën ka 45 mijë  e 546 euro e 30 cent të kursyera

Nga paga  e rektorit dhe shtesa funksionale neto në UP ka të hyra vjetore 30 mijë e 956 euro e 7 cent që krahasuar me vitin e kaluar ka 1 mijë e 287 euro më pak.

Ndërsa, nga qeratë e lokaleve që posedon ka të hyra vjetore 1 mijë 800 para të gatshme nga qeraja e lokalit në Breg të Diellit në Prishtinë dhe 1 mijë e 200 nga lokali në Dardani.

Në shpenzime dhe mëditje jashtë vendit ka 1 mijë e 200 euro, krahasuar me vitin e kaluar ka shpenzuar 2 mijë e 167 euro më pak.

Ka një veturë me vlerë Mercedes 250 me vlerë 2 mijë e 400 euro dhe bashkëshortja  e tij ka veturë Lexus me vlerë 2 miijë 800 euro.

Bashkëshortja e Demaj ka të hyra vjetore nga puna në RTK 7 mijë e 919 euro e 16 cent.

Demaj ka detyrim financiar ndaj personit fizik 10 mijë euro me kohëzgjatje 4 muaj.