Agron Bajraktari, Rektor në Universitetin e Ferizajt. FOTO :USHAF

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, me 55,609 euro para të gatshme

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari ka deklaruar 55 mijë  e 609 euro para të gatshme. Ndërsa, në vitin e kaluar kishte deklaruar 587 euro e 16 cent para të gatshme.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pronë të paluajtshme me vlerë 548 mijë euro të gjitha në emrin e tij.

Vitin e kaluar nga shitja  e aksioneve nga shoqëria aksionare Bajraktari Sh.P.K ka blerë shtëpi me vlerë 170 mijë euro, një banesë me vlerë 60 mijë euro dhe lokal me vlerë 75 mijë euro.

Domethënë, për një vit ai ka blerë tri prona me vlerë të përgjithshme 152 mijë euro.

Ai ka dy vetura të blera nga të hyrat familjare njëra me vlerë 5 mijë e 500 euro dhe tjetra me vlerë 9 mijë euro.

Nga gjysma e aksioneve në shoqërinë aksionare Bajraktari ShPK ka pasur kapital  2 milionë  e 165 mijë  e 500 euro.

Bajraktari ka borxh 17 mijë euro për kohëzgjatje 18 muaj ndaj personit fizik.

Të hyra vjetore nga pozita e rektorit në Universitetin e Prishtinës ka deklaruar 28 mijë e 430 euro, 769 euro për pozitën e nënkryetarit  të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe 3 mijë euro nga qeraja e lokalit.

Ndërsa në vitin e kaluar të hyra vjetore nga pozita  e rektorit kishte deklaruar 25 mijë e 130 euro e 78 cent.

Bashkëshortja e tij ka 5 mijë e 820 euro të hyra vjetore nga puna e saj në Agjencinë për Barazi Gjinore.