Rektori i Universitetit të Prizrenit me vetëm 7 euro e gjysmë para të gatshme

Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ismet Temaj në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka të deklaruara 7 euro e gjysmë para të gatshme në institucione financiare. Ndërsa në vitin e kaluar kishte të deklaruara 4,314 euro në dy banka.

Rektori ka deklaruar një automobil Shkoda Jet-2011, i blerë në vitin 2011 me vlerë  24 mijë euro dhe një Golf 4 i blerë në vitin 2009 me vlerë 8 mijë e 400 euro.

Temaj ka një shtëpi trashëgimi nën pronësinë e prindit me vlerë 200 mijë euro dhe një truall me vlerë 140 mijë euro në emër të tij, dhuratë nga babai.

Detyrim financiar ndaj institucionit financiar për renovim të shtëpisë ka 30 mijë euro me kohëzgjatje 5 vite.

Të hyra vjetore nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka 1,334 euro dhe nga honorari në BKK, 3,325 euro, ndërsa nuk ka të deklaruara të hyra si rektor i Universitetit.

Bashkëshortja  e tij në dy institucione financiare ka të grumbulluara 17,724 euro si para të gatshme.