Pasuria e zv/drejtoreshës së AKI-së

Zëvendësdrejtoresha e Agjensisë së Intelegjencës së Kosovës (AKI), në mars të 2020 ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjensinë kundër Korrupsionit-AKK.

Hyseni ka deklaruar tokën, shtëpinë dhe pyllin në vlerë prej 900 mijë euro, të gjitha këto në emër të prindit.

Po ashtu ajo ka deklaruar se në emër të vet posedon një veturë në vlerë prej 18 mijë euro.

Në emër të kursimeve të saj Hyseni, ka deklaruar 18,016.64 cent para të gatshme ndërsa në emër të prindit 20,008.50 cent.

Hyseni gjithashtu ka deklaruar se ka kredi në shumë prej 4 mijë eurosh.

Ndësa të hyra nga paga mujore Hyseni, merr 2,943 euro.