Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Alush Musaj Foto: UMIB

Pasuria e rektorit të Universitetit të Mitrovicës

Rektori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Alush Musaj, në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka pronë të paluajtshme me vlerë 80 mijë e 28 euro.

Sipas deklarimeve banesën dhe garazhën me vlerë 70 mijë euro dhe banesën tjetër me vlerë 38 mijë e 500 euro i ka blerë me kursime dhe kredi.

Rektori ka një veturë, të blerë në vitin 2013 me vlerë 10 mijë euro dhe ka 4 mijë  e 956 euro para të gatshme në institucione financiare. Ndërsa, bashkëshortja e tij ka 1 mijë euro para të gatshme.

Për blerjen e njërës banesë Musaj ka deklaruar se ka marrë kredi 15 mijë euro me kohëzgjatje 5 vite.

Të hyra vjetore nga puna si rektor në UMIB dhe mëditje shtesë ka 27 mijë e 549 euro, ndërsa bashkëshortja ka 6 mijë e 816 euro të hyra vjetore nga puna në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.