Pasuria e rektorit të Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani

Rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar 40,700 euro para të gatshme.

Ndërsa, në vitin e kaluar ka pasur të deklaruara 13,500 euro.

Nimani pasuri të paluajtshme në emër të tij ka deklaruar tokë dhe pllac me vlerë 55 mijë euro, ndërsa pronë të përbashkët  me vlerë 220 mijë euro, 90 mijë euro pronë me vlerë  në emër të prindit, blerje familjare.

Sipas deklarimit, ai ka në pronësi dy shoqëri aksionare me aksione 100%: “Dushkaja Group” SHPK me 3 mijë euro kapital dhe 100 mijë euro kapital në shoqërinë aksionare “EndrA Group” SHPK.

Nimani ka kredi të përbashkët me vlerë 47 mijë euro në institucion financiar me kohëzgjatje 7 vite për renovim të banesës në Fushë Kosovë.

Të hyra vjetore nga puna si rektor ka deklaruar 6,170 euro dhe pension 2,640 euro nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Gjatë vitit 2019 ka pasur edhe të hyra të tjera nga Universiteti i Gjakovës dhe Universiteti i Prizrenit  në vlerë prej 2,231 euro në emër të udhëtimeve zyrtare, konferencave dhe mëditjeve për shkak se detyrën e rektorit në Universitetin e Gjakovës e ka marrë me 1 tetor 2019 , dhe deri në ketë kohë ka ushtruar funksionin e prorektorit, e anëtarit të KD në Universitetin e Prizrenit.

Në pozitën e profesorit në  Universitetin e Prizrenit vitin e kaluar ka deklaruar 22,655 euro të hyra vjetore.

Rektori ka deklaruar një veturë të blerë nga kursimet të tipit Tiguan në emër të tij me vlerë 10 mijë euro. Ndërsa bashkëshortja ka blerë veturë në vitin 2019 me vlerë 15 mijë euro me kredi.

Bashkëshortja  e tij ka të hyra vjetore 8 mijë e 40 euro nga puna në Adiminstrata Tatimore e Kosovës.