Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi - Foto: Gjykata Themelore e Gjilanit

Pasuria e kryetarit të gjykatës në Gjilan

I pari i Gjykatës së Gjilanit, Ramiz Azizi, në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar në emër të tij një shtëpi e cila ka sipërfaqe prej 81 metra katrorë të cilën e ka vlerësuar me 30 mijë euro, njëjtë sikur oborrin për të cilin ka deklaruar se e ka në emër të prindit.

Tutje në Agjencinë Kundër Korrupsionit Ramiz Azizi ka te deklaruar edhe një pronë (arë), të cilën e ka vlerësuar me 15,000 euro.

Para të gatshme, Kryetari i Gjykatës së Gjilanit ka deklaruar shumën prej 1,218.00 euro. Kurse veturën e ka të deklaruar në shumen prej 3,000 euro.

Ramiz Azizi ka deklaruar paga dhe mëditje vjetore në shumen prej mbi 29.000 euro.

Te të ardhurat ai ka deklaruar edhe pagën vjetore të fëmijës nga Policia e Kosovës prej 5,480 euro.