Pasuria e deputetit Shkumbin Gashi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish nënkryetari i Komunës së Pejës, Shkumbin Gashi në Agjencionin Kundër Korrupsion ka deklaruar se posedon në emër të përbashkët një truall në sipërfaqe 2 hektarë në vlerë prej 150 mijë eurove.

Gashi në emër të përbashkët ka deklaruar edhe 2 shtëpi, një në vlerë 20 mijë euro dhe një në vlerë prej 10 mijë euro.

Ish nënkryetari i Komunës së Pejës ka deklaruar edhe 3 vetura të blera në pronësi të përbashkët, në vlerë prej 4 mijë, 7 mijë dhe 8 mijë euro.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, ka deklaruar 1 mijë e 500 euro para të gatshme në bankë.

Gashi si detyrim financiar ka deklaruar një kredi në vlerë të 35 mijë eurove të marrë për investime.

Të hyrat vjetore nga Komuna e Pejës, Shkumbim Gashi i ka deklaruar 9 mijë e 781 euro – LINK