Pasuria milionëshe e kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka

Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit, në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në Agjencionin Kundër Korrupsion, ka përfshirë pronat e paluajtshme që ka në pronësi të tij dhe të prindit, të cilat në total i ka vlerësuar në shumën prej 2,327,669.00 euro.

Kryetari i Prizrenit, në deklarimin e pasurisë i ka deklaruar të hyrat vjetore nga Komuna e Prizrenit, që janë  mbi 20 mijë euro.

Haskuka ka në pronësi një shtëpi me oborr prej 300 mijë eurosh, si dhe banesë me garazh në vlerë prej 54 mijë euro. Ai së bashku me bashkëshorten ka deklaruar dy vetura në vlerë 54 mijë euro.

Si kursime të tij posedon 1 mijë e 300 euro ndërsa bashkë me bashkëshorten 3 mijë e 600 euro si dhe detyrime ndaj bankës për blerje të tokës kanë rreth 40 mijë euro.

 

 

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së Mytaher Haskukës.