Kursimet e familjes së Lutfi Hazirit, mbi 200 mijë euro

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në deklarimin e pasurisë familjare ka treguar se ka trashëguar mbi 1,7 milion euro toka familjare.

Agjencioni Kundër Korrupsionit ditëve të fundit ka publikuar deklarimet e pasurisë nga zyrtarët që mbajnë poste publike.

deklarimin e tij, i pari i Gjilanit, në AKK ka deklaruar në emër të tij një banesë në vlerë prej 100,000 euro, e cila ka sipërfaqe prej 198.00 metra katrorë. Banesa figuron se është blerë në vitin 2005.

Haziri duket se nuk qëndron keq as me para të gatshme, pasi që ka të deklaruara vetëm në emër të tij shumën prej rreth 130 mijë euro. Kurse në emër të prindit ka deklaruar 86 mijë euro në një bankë të Zvicrës e në emër të bashkëshortes 11 mijë të tjera.

Ndërsa si pasuri të përbashkët Lutfi Haziri ka deklaruar toka të cilat në vlerë të përgjithshme kalojnë shumën prej mbi 1,751,000 euro.

Haziri si kryetar i komunë ssë Gjilanit ka deklaruar paga dhe mëditje vjetore në shumën prej mbi 15.000 euro.

Pasurinë e ka deklaruar me 15.05.2020 në AKK.