Xhafer Tahiri | Foto: Facebook

Pasuria e Kryetarit të Vushtrrisë

Në deklarimin e pasurisë së Kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që është publikuar në Agjensinë Kundër Korrupsion thuhet se ai se ka në pronësi dy shtëpi. Në lidhje me këtë ka reaguar Tahiri duke thënë se në këtë deklarim është bërë gabim teknik dhe se ai është në pronësi të vetëm një shtëpie.

Tahiri nga paga dhe mëditjet si i pari i Vushtrrisë dhe nga puna si asistent në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ka të hyra vjetore mbi 22 mijë euro.

 

 

Në emër të përbashkët me bashkëshorten, kryetari i Vushtrrisë ka një veturë Volsfwagen Tiguan në vlerë prej 12 mijë e 800 euro si dhe  kursime në bank mbi 9 mijë euro në krahasim me vitin e kaluar i cili kishte deklaruar vetëm 3 mijë euro kursime.

Tahiri ka një kredi prej 20 mijë eurosh për investime në shtëpi.

 

Deklarimin e pasurisë së Xhafer Tahirit mund ta gjeni këtu 

 

Shënim: Ky artikull është edituar pas reagimit të Xhafer Tahirit për shkak se në formular është bërë një gabim teknik nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit.