Kryeprokurori i Ferizajt me shtëpi, oborr e arë në vlerë 200 mijë euro

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari ka deklaruar  një shtëpi, oborr dhe një arë në vlerë prej 200 mijë euro.

Jashari përmes trashëgimisë ka fituar shtëpinë në vlerë prej 95 mijë euro, oborrin në vlerë prej 25 mijë euro dhe një tokë të kulturës arë në vlerë prej 80 mijë euro.

Tutje kryeprokurori Jashari  ka deklaruar një veturë në vlerë 4 mijë euro të blerë në vitin 2012.

Ndërsa para të kursyera ai ka 12 mijë e 575 euro e 43 cent.

Kryeprokurori Jashari ka deklaruar se nuk asnjë kredi bankare.

Të hyra vjetore nga  paga  Jashari realizon shumën 26 mijë e 952 euro e 42 cent, ndërsa të hyra nga meditjet dhe seminaret ka deklaruar  334 euro e 6 cent.