Kryeministri në largim Ramush Haradinaj - 05.11.2019

Darka zyrtare e Haradinajt ku u shpenzuan mbi 1 mijë e 200 euro

Në fillim të vitit të kaluar, më 13 shkurt, Zyra e kryeministrit, tanimë në largim, Ramush Haradinaj, pagoi një darkë 1 mijë e 2252 euro.

Darka ishte shtruar në njërin prej restoranteve më të njohura të Prishtinës, “Tiffany”, në Prishtinë.

Në faturën të cilën e ka siguruar KALLXO.com, kupon fiskal, nuk janë dhënë shumë detaje për ushqimin dhe pijet e konsumuara.

Aty shkruan vetëm “Ushqim Protokoll”. E çmimi i këtij ushqimi kap vlerën e 1 mijë e 225 eurove.

Ndërsa, në faturën e bashkangjitur me kupton fiskal shkruan se kjo darkë ishte shtruar për Presidentin slloven.

KALLXO.com raporton në vazhdimësi për shpenzimin e parasë publike nga zyrtarët e lartë publikë.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. KALLXO.com ka marrë faturat e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare të Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave.

Qeveria që udhëheq Haradinaj është më e madhja për nga zëvendëskryeministrat, ministrat, zëvendësministrat e këshilltarët dhe koordinatorët nacional.

“Haradinaj II” numëronte 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra e rreth 80 zëvendësministra.

Që prej kur dha dorëheqje i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë kaluar gati katër muaj, ndërkohë në Kosovë janë mbajtur edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor.

Gara e fundit elektorale nxori Lëvizjen Vetëvendosje si forcën më të madhe politike në vend. Kreu i kësaj partie, Albin Kurti pritët të jetë shefi i ri i ekzekutivit kosovar. Ai gjatë fushatës premtoi shkurtime të shpenzimeve publike.

 

Shishet e shampanjës për zyrën e Ramush Haradinajt kushtuan nga 50 euro

www.kallxo.com