Enver Hoxhaj

Darka e 8 marsit nga kabineti i Enver Hoxhajt - Verë italiane, raki e mish qingji

Më 8 mars të vitit të kaluar, pas orës 21, në një restorant në Prishtinë, kabineti i zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj kishte shpenzuar 135 euro e 80 cent për një darkë.

Në këtë darkë me para të buxhetit të shtetit ishte blerë një shishe verë italiane me vlerë prej 55 euro.

Vera e pirë më 8 mars të vitit të kaluar është prodhim italian.

Përveç verës në këtë darkë janë konsumuar edhe 4 gota raki të dardhës që kanë kushtuar 12 euro.

Për ushqim, të pranishmit ishin kujdesur që të hanë mish qingji që kishe kushtuar 8 euro porcioni. Në këtë natë ishin ngrënë 5 porcione.

Në tryëzen me pije dhe ushqime luksoze nuk kishte munguar as ajvari e sallata e shtrime.

Fatura për zyrën e zëvendëskryeministrit Hoxhaj ishte shtypur në ora 21:24 të 8 marsit.

Fatura ishte pranuar dhe vërtetuar nga Valon Berisha, këshilltar i Enver Hoxhajt.

KALLXO.com përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka marrë faturat e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare të Kryeministrit dhe zëvendëskryeministrave.

.