Buxheti i Vitisë shpenzohet në birra e verë

As në komunën e Vitisë, zyrtarët e saj nuk kanë mundur t’i rezistojnë konsumimit të pijeve alkoolike me para të buxhetit të Komunës.

Faturat e shpenzimeve të drekave dhe darkava zyrtare të cilat i ka siguruar KALLXO.com për këtë komunë, janë parë shpenzime të ndryshme për shishe e gota të verërave si dhe birrave.

Në një drekë zyrtare të 15 janar të vitit të kaluar, Komuna e Vitisë kishte paguar për një shishe verë 15 euro. Lloji i verës i pirë nga komunarët e Vitisë kishte qenë “Vranac Pokorode”. Në po këtë drekë ishin pirë edhe 5 birra me vlerë prej 5 euro.

Ndërsa në drekën tjetër të muajit mars 2018, Komunarët e Vitisë kishin pirë 2 shishe verë Vranac me vlerë totale 30 euro. Një shishe verë kishte kushtuar 15 euro.

Zyrtarët e Komunës së Vitisë nuk kishin pirë vetëm verëra me para të buxhetit të Komunës. Në faturat e siguruara nga KALLXO.com figurojnë “rakitë e shpisë”.

Në drekën e 15 marsit të 2018, ishin pirë 3 gota raki të shpisë dhe 1 gotë verë e llojit “Vranac”.

Faturat e shpenzimeve të drekave dhe darkave zyrtare të kësaj komune që i posedon KALLXO.com, nuk e kanë kanë të bashkangjitur kuponin fiskal.

Në disa fatura tjetër nuk janë të specifikuara se për cfarë lloj ushqimesh dhe pijesh janë shpenzuar paratë e buxhetit të komunës, por vetëm është shkruar “Ushqim dhe Pije”.

KALLXO.com në vazhdim do të publikoj edhe shpenizme tjera të Komunës së Vitisë.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari”, ku përmes artikujve do të bëhen publike shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve të komunave të Kosovës dhe vartësve të tyre.

 

Drekat ku janë konsumuar pije alkoolike.

15 shkurt 2018
Verë 2×3= 6 euro

26 janar 2018
3 birra  3×1=3 euro

23 janar 2018
Vranac Pokorde 1×15= 15 euro
birra 5×1= 5 euro

9 mars 2018
Vere Vranac 2×15= 30 euro

15 mars 2018
Verë Vranac 1×3= 3 euro
Raki e shpisë 3×1= 3 euro

15 shkurt 2018
Verë 4×3= 12 euro

18 janar 2018
Birra 8×1=8euro

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.