Buxheti i varfër i Hanit të Elezit shpenzohet për mish të furrës

Në faturat e drekave dhe darkave zyrtare të Komunës së Hanit të Elezit një prej ushqimeve më konsumuara nga komunarët e kësaj komune është “Mishi i furrës”

Në rreth 20 fatura të analizuara nga KALLXO.com, zyrtarët e kësaj komune të vogël kanë porositur 75 menyja me mish të furrës.

Një meny e tillë ka kushtuar 5 euro e gjysmë.

Ndërsa për 75 të tilla, buxheti i Komunës është shpenzuar për 375 euro.

Përveç mishit të furrës, zyrtarët e kësaj komune kanë porositur edhe pica, qebapë, sallata e ushqime tjera.

Ndryshe prej komunave tjera, Hani Elezit ka vetëm një faturë në të cilët nuk janë të specifikuara shpenzimet.

Të gjitha faturat tjera të kësaj komune i kanë të specifikuara llojet e ushqimeve.

Ndërsa komunat e tjera posedojnë vetëm fatura të rregullta ku nuk specifikohen mallrat e blerë, por janë të arsyetuar se shpenzimi i parasë publike është bërë për ushqim dhe pije.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari” ku do të bëhet publike shpenzimet e kryetarëve të komunave dhe zyrtarëve tjerë.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.