Blerand Stavileci blenë veturë 30 mijë euro

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerand Stavileci, në deklarimin e pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se ka hyrë në kredi prej 27 mijë eurove, për të blerë makinë.

Stavileci ka deklaruar një banesë në vlerë të 100 mijë eurove, të cilën e ka deklaruar që është në pronësi të prindit të tij. Gjithashtu ai e ka deklaruar dhe një lokal që është në emër të tij dhe kap vlerën e 48 mijë eurove.

Kryetari i KB Prishtina ka në pronësi edhe një veturë në pronësi të përbashkët, me vlerë prej 30 mijë eurove.

Stavileci ka deklaruar se ka 5 mijë euro para të gatshme në një bankë të Kosovës.

Përveç kredisë për makinë, Stavileci ka marrë dhe një kredi tjetër për blerje të patundshëmrisë në vlerë prej 30 mijë eurove, ndërsa kredinë prej 87 mijë eurove, gjithashtu për blerje të patundshmërisë ka deklaruar se e ka marrë bashkëshortja e tij.

Të hyrat vjetore të Stavilecit kapin shifrën e rreth 25 mijë eurove, ku 2 mijë përfiton nga Kuvendi Komunal në Prishtinë, si shef i këshilltarëve komunal të PDK-së, 21 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës dhe 2 mijë euro merr mëditje  po ashtu nga Kuvendi.

https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2019/Kuvendi%20i%20Republikes%20se%20Kosoves/Blerand%20Stavileci.pdf