Bekim Çollaku me villë në Brezovicë
Bekim Çollaku, shefi i stafit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se vlera e shtëpizës së tij në Brezovicë është 50 mijë e 500 euro.
Sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion për vitin 2019, Çollaku ka deklaruar se kjo shtëpizë ka një sipërfaqe prej 900 metra katrorë. Gjithashtu shefi i stafit të presidentit Thaçi ka thënë se kjo shtëpizë është pronë e përbashkët dhe është përfituar nga kursimet e tij personale dhe të bashkëshortes. Sipas formularit për deklarimin e pasurisë, Çollaku e ka këtë shtëpizë që nga vitit 2014.
Sa i përket pasurisë së luajtshme, Çollaku ka deklaruar se posedon një parcelë 250 metra katrorë, në vlerë 35 mijë euro. Ai ka thënë se kjo parcelë është përfituar nga kursimet personale të tij dhe të vëllait.
Përveç kësaj, Bekim Çollaku ka deklaruar se posedon edhe një shtëpi 202 metra katrorë, në vlerë 202 mijë euro, në vlerë 150 mijë euro.
Në AKK, Çollaku ka deklaruar edhe veturën e tij, markën e së cilës nuk e ka deklaruar, por që sipas tij ka vlerën 15 mijë e 500 euro.
Shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku ka deklaruar se mban para të gatshme në vlerë prej 46 mijë e 446 euro në disa nga bankat e vendit.
Po ashtu, Çollaku ka deklaruar edhe të hyrat vjetore të tij dhe të bashkëshortes. Në formularin e pasurisë për vitin 2019, ai ka deklaruar pagën vjetore që e merr nga buxheti i Kosovës, në vlerë prej 22 mijë e 924 euro dhe mëditjet prej 4 mijë 984 euro.
Çollaku ka deklaruar se bashkëshortja e tij e cila punon në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” merr një pagë vjetore prej 11 mijë eurove.