Foto: ZKM

Behgjet Pacolli pagoi 'Jack Daniels', verë franceze e buqetë lulesh për Presidentin e Hondurasit

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte pritur presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa me 11 vartës, në shtator të vitit 2012.

Pritja e tyre ishte bërë me para nga buxheti i vendit ku veç tjerash, 70 euro ishin shpenzuar vetëm për lulet për dhomën e presidentit Sosa.

Hulumtuesit e KALLXO.com kanë zbuluar në dosjen SaHanShefi fakturën me mbi 3 mijë euro për një natë qëndrimi në ‘Emerald’ për këtë delegacion.

Në total, një natë qëndrimi në Kosovë i delegacionit nga Hondurasi i ka kushtuar shtetit 3 mijë e 350 euro. Nga to 1,600 për fjetje, ndërsa 1,750 për pije dhe ushqim.

Me rezervimin e dhomave për mysafirët dhe organizimin e drekës ishte marrë dikur këshilltarja politike e Pacollit, që sot është zëvendëse e tij, Rejhan Vuniqi.

70 euro kanë kushtuar lulet në dhomën e presidentit të Hundurasit, ndërsa 395 euro dhoma ku kishte qëndruar ai një natë.

Ndërsa dhomat e delegacionit varionin nga 89 në 160 euro. Në total 1,600 euro ishin shpenzuar për gjithë delegacionin vetëm për fjetje.

Vec kësaj, 1,385 ishin shpenzuar në ‘top restorant’ në Emerald. Fatura e lëshuar rreth orës 22:00, përshkruan 750 artikuj të ndryshëm (1 euro) dhe i faturon 750 euro, pa specifikuar se cka janë ‘artikujt e ndryshëm’. Po ashtu, përshkruan 50 artikuj të ndryshëm (2 euro) dhe i faturon 100 euro, por as këtu nuk specifikon se çka janë ‘artikujt e ndryshëm’.

Në këtë faturë janë edhe 7 litra verë francize ‘Bourgogne Poiriers’ të cilat kushtojnë nga 24 euro, dhe në total janë 168 euro. Po ashtu 10 litra verë italiane ‘Teresa Rizzi Prosecco Brut’ të cilat kushtojnë nga 16 euro, që në total i bie 160 euro. Si dhe  7 litra verë vendore ‘Theranda Pinot Blanc” të cilat kushtojnë nga 16 euro, në total 112 euro.

Ujë ‘Panna’ e ‘San Pelegrino’ mbi 60 euro. Në Lobby Bar ishin shpenzuar 670 euro.

Në faturat fiskale të bashkangjitura, vec kafeve, ujit e pijeve alkoolike, janë edhe 15 pije energjike ‘Red Bull’ nga 3 euro që në total i bie 45 euro. Po ashtu në këto fatura ka edhe alkool si ‘Jack Daniels’ e ‘JB’. Gjithashtu janë dhjetëra biftekë lope ku copa kushton 7 euro e 80 cent.

Në total, një natë qëndrimi në Kosovë i delegacionit nga Hondurasi i ka kushtuar shtetit 3 mijë e 350 euro. Nga to 1,600 për fjetje, ndërsa 1,750 për pije dhe ushqim.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

Dreka e Hajredin Kuçit me verëra italiane e spanjolle e shoqëruar me karkaleca deti

Hashim Thaçi pi verë që kushton 120 euro

Dreka e Hashim Thaçit ku piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro