Bashkëpunëtori i Qeverisë pagoi 175 euro për taxi në Meksikë (Dokument)

Bashkëpunëtori i Qeverisë, Musa Rizaj gjatë një udhëtimi zyrtar në shtetin e Meksikës kishte shpenzuar rreth 175 euro për shërbime të taksisë.

Shpenzimet e taksisë ishte ndarë në dy fatura, të dyja këto më 2 dhjetor 2011.

Njëra prej tyre kishte kushtuar 28 euro e 55 cent ndërsa fatura tjetër 148 euro e 55 cent.

Musa Rizaj kishte marrë pjesë në një seminar në Meksikë dhe ishin paguar 612 euro vetëm për pjesëmarrje.

Musa Rizaj për shtatë ditë qëndrim në hotel në Meksikë kishte paguar 804 euro ndërsa paraprakisht kishte paguar për rezervim 97 euro.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa Han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet

ETIKETA

13 Shtator 2018 - 15:43

Taulant Osmani 13/09/2018 - 15:43
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight

Send this to a friend