Ilustrim

Ilustrim

Audi A8 e drejtorit të burgjeve vlenë 33 mijë euro

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), pasurinë e paluajtshme, të gjithën e ka deklaruar si pronësi të përbashkët.

Bëhet fjalë për pronat si shtëpitë në vlerë prej 110 mijë euro e 100 mijë euro, truallin në vlerë 35 mijë euro, truall tjetër në vlerën 170 mijë euro, si dhe dy tokat bujqësore, njëra  me vlerë 10 mijë euro si dhe tjetra prej 7 mijë euro.

Ndërkaq në pasurinë e luajtshme, Thaqi i ka deklaruar dy vetura në janë në pronësi të tij.

Prejardhjen njërës veturë, Thaqi ka delaruar se e posedon nga kredia me investim të përbashkët, automjet ky i cili kap vlerën 33 mijë euro.

Ndërkaq, veturën tjetër e vlerë 8 mijë euro, ai e ka deklaruar se e posedon nga kursimet e përbashkëta.

Thaqi nuk ka deklaruar para të gatshme të mbajtur në ndonjë bankë, përderisa ka deklaruar se ka borxh për kredinë për blerjen e veturës së tipit “Audi A8”, me vlerë 20 mijë e 13 euro, në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Të hyrat vjetore të drejtorit të SHKK-së, kapin vlerën për më shumë se 16 mijë euro.

Thaqi ka deklaruar se të hyra vjetore nga paga në Shërbimin Korrektes të Kosovës, ka  14 mijë e 420 euro, të hyra vjetore prej 800 eurosh nga pjesëmarrja për cdo mbledhje në bordin e AKSP-së, si dhe mëditje vjetore në SHKK 1 mijë e 407 euro.

Ndërsa, sa i përket të hyrave vjetore të bashkëshortes së Thaqit, ky i fundit ka deklaruar se e punësuar në Telekomin e Kosovës, gruaja e tij ka pagë vjetore prej 9 mijë e 582 euro.