Asamblistit të PDK-së në Skenderaj i 'trashet kuleta'

Jetullah Geci, asamblist i Komunës së Skenderajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK) ka deklaruar pasuri pothuajse të njëjtë sikurse vitin paraprak në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Ai ka deklaruar së ka një shtëpi me vlerë 35 mijë euro, për të cilën e ka arsyetuar së e ka trashëgimi dhe është në emër të tij.

Gjithashtu, Geci posedon dy truall tokë, njërën 30 ari me vlerë 30 mijë euro, dhe një tokë 1.50 hektarë të cilën e ka vlerësuar me zero euro në pronësi të përbashkët.

Ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar, Geci ka deklaruar në AKK së posedon dy vetura në emër të tij, duke mos treguar markën e tyre.

Ai ka deklaruar së njërën veturë ia ka blerë djali në vitin 2006 me vlerë 3 mijë euro, ndërsen tjetrën nga ‘reja në Gjermani’, veturë kjo e vitit 2015 që kap shifrën 12 mijë euro.

Gjithashtu, asamblisti ka deklaruar së parat e gatshme iu janë shtuar në dy gjirollogaritë e tij bankare.

Ai ka deklaruar së mban 5,300.00 euro në total nga 4,500.00 të cilat i kishte vitin 2018.

Nga pozita si asamblist në Kuvendin Komunal të Skenderajt, ka deklaruar pagë mujore 200 euro. Ndërsa, 640 euro e ka deklaruar pensionin e tij.

KALLXO.com është duke raportuar për deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë dhe këshilltarët komunal të cilat mund ti lexoni në këtë link.