Asamblisti Vetëvendosjes 'pa asnjë cent në xhep'

Asamblisti  nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi në Agjencinë Kundër Korrupsionit, nuk ka deklaruar para të gatshme të mbajtua në bankë.

Azemi ndërkaq, si pasuri të paluajtshme e ka deklaruar shtëpi dhe toka nga kursimet dhe kreditë në vlerë prej 110 mijë euro, në pronësi të prindit.

Anëtari i Kryesisë së Qendrës së Prishtinës në Lëvizjen Vetëndosje, e ka deklaruar një veturë të tipit “Gold IV” nga kredia, me vlerë 4 mijë euro, me pronësi – bashkëshortët, jashtëmartesorë.

“Vetura dhe ngritja e vlerës së shtëpisë (pas renovimit) vie pasi kemi marrur kredi me të fejuarën në cilësinë e bashkëhuamarresit”, thuhet në sqarimin e tij në deklarimin e pasurisë.

Egzon Azemi ka të deklaruara edhe të hyrat vjetore që kapin vlerën prej 4 mijë eurosh, të pagave nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga komisioni në KPF.