Asamblisti i AKR-së, Afrim Miftari - Foto: Komuna e Lipjanit

Asamblisti kursen 45 mijë euro

Asamblisti i AKR-së në Komunën e Lipjanit, Afrim Miftari në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar veturë, traktor e bager.

Miftari ka deklaruar pasuri të luajtshme një veturë me vlerë 4 mijë e 100 euro në pronësi të tij, një traktor me vlerë 4 mijë euro në pronësi të përbashkët si dhe bager me vlerë 6 mijë e 500 euro në pronësinë e tij.

Këshilltari komunal, ndër të tjerash ka deklaruar shtëpi banimi me vlerë 22 mijë euro, dy oborre në pronësi të përbashkët me vlerë 32 mijë euro.

Gjithashtu ai ka deklaruar tokë bujqësore me sipërfaqe 34 mijë e 529 metra katrorë, në pronësi të tij, me vlerë 138 mijë e 116 euro.

Ndërkaq, para të gatshme të ruajtur në bankë, asamblisti i ka deklaruar 45 mijë e 735 euro.

Në anën tjetër, të hyrat vjetore të tij, kapin vlerën prej 12 mijë e 41 euro.

Sipas regjistrit në AKK, Miftari ka dy pozita, si këshilltar komunal në Komunën e Lipjanit dhe Koordinator për Mirëmbajtje në KEDS.