xhevat mehmeti foto: facebook

Politikani i LDK-së me shtëpi në vlerë gjysmë milioni

Xhevat Mehmeti, asambleist i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga Komuna e Artanës (Novobërdës), në deklarimin e pasurisë për vitin 2019,  ka deklaruar se të hyrat vjetore të cilat i merr nga pozita e drejtorit në këtë komunë kapin vlerën 8mijë e 599euro.

Mirëpo si pasuri të paluajtshme, Mehmeti ka deklaruar një shtëpi më sipërfaqe 240 metra katrore si dhe një tokë me sipërfaqe 5 hektar. Ai shtëpinë e kam vlerësuar në shumën prej 500 mijë eurove si dhe tokën në vlerë prej 200 mijë euro. Të dy këto pasuri në vlerë prej 700 mijë euro i ka deklaruar në emër të tij.

Ndërsa si pasuri të luajtshme, asambleisti nga LDK ka deklaruar një makinë për të cilën nuk ka treguar modelin por vetëm e ka vlerësuar në vlerë prej 5000 eurove si dhe e ka deklaruar në emër të tij.

Tutje Mehmeti në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk ka deklaruar se posedon ndonjë aksion në ndonjë kompani ose ndonjë letër me vlerë.

Ai poashtu nuk ka deklaruar se ka para të ruajtura në ndonjë institucion financiar ose që ka ndonjë detyrim ndaj ndonjë institucioni financiar.

KALLXO.com është duke i publikuar deklarimet e pasurisë të të gjithë këshilltarëve komunal në të gjitha komunat e Kosovës.