Anton Quni nuk është milioner

Deputeti Anton Quni në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në emër të përbashkët vlera e së cilës është 372 mijë euro.

Quni ka deklaruar edhe se kanë në emër të bërbashkët edhe një BMË X5 vlera e së cilës është 7 mijë euro.

Gjithashtu Quni ka deklaruar se posedon para kesh në institucione financiare në vlerë të 7 mijë e 800 eurove.

Paga e tij në Kuvendin e Kosovës sipas deklarimit në AKK, është 1 mijë e 933 euro ndërsa ai vjetor 23 mijë e 198 euro.

Përveç pagës ai  merr edhe pension të TMK-së në vlerë të 3 mijë e 468 eurove.

Quni ka deklaruar edhe pagat e fëmijëve të tij. Njëri nga fëmijët merr 1 mijë e 100 euro pagë, një tjetër 1 mijë e 200 ndërsa edhe një pagë tjetër e fëmijëve është deklaruar si e hyrë vjetore në vlerë të 22 mijë e 200 eurove.