Aksionet e djalit të Fatmir Sejdiut në biznese

Bardhyl Sejdiu, djali i ish- Presidentit Fatmir Sejdiu, i cili drejton një department  në Telekomin e Kosovës, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ai në pasurinë e paluajtshme ka deklaruar se ka 60 mijë euro. Ndërsa në pasurinë e luajtshme nuk ka deklaruar se posedon ndonjëgjë.

Por djali i Fatmir Sejdiut është aksionar në kompaninë Empire me 66% të aksioneve.

Para kesh në institucione, Bardhyl Sejdiu ka deklaruar se ka 1 mijë e 900 euro.

Sejdiu ka deklaruar se ka marrë huazim pa interes në vlerë të 45 mijë eurove në Emirë ku është aksionar dhe në ELM Group.

Bardhyl Sejdiu ka deklaruar se merr të hyra vjetore në vlerë të 23 mijë e 250 eurove.