Abelard Tahiri, PDK. Foto: Atdhe Mulla

Abelard Tahiri konsumon levrek e verë italiane me para të shtetit

Në dosjen SaHanShefi, hulumtuesit e KALLXO.com kanë zbuluar një tjetër shpenzim të Abelard Tahirit, atëkohë shefit të kabinetit të kryeministrit Hashim Thaçi

“Primitivo di manduria” , një tjetër verë italiane gjindet në faturën e tij. Vera shkruhet se i ka kushtuar arkës së shtetit 75 euro.

Fatura e nënshkruar nga Abelard Tahirit, atëherë shef kabineti i Hashim Thaçit, veç verës italiane, ka edhe levrek e salmon file të cilat kanë kushtuar mbi 30 euro. Supë e sallatë janë po ashtu produktet e kësaj dreke zyrtare.

Veç alkoolit e ushqimit të detit, në këtë faturë ka edhe kafe, ujë, çaj e desert.

Në total për këtë drekë nga kuleta e shtetit janë shpenzuar rreth 160 euro.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

Dreka e Hajredin Kuçit me verëra italiane e spanjolle e shoqëruar me karkaleca deti

Hashim Thaçi pi verë që kushton 120 euro

Dreka e Hashim Thaçit ku piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro