Bashkëshortja e Adonis Tahirit me vetëm 220euro në kuletë

Bashkëshortja e Adonis Tahirit, Drejtorit të Inspeksconit në Komunën e Prishtinës, Festa Shabani, e cila është asambleiste e pavarur nga Komuna e Gjilanit, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se të hyrat vjetore të saj dhe bashkëshortit janë 16mijë e 380euro.

Festa Shabani, ka deklaruar se aktualisht punon në tri institucione, si këshilltare komunale në Gjilan ku ka pagë vjetore prej 2mijë e 880, si mësuese e gjuhës anglezë në shkollën SH.F.M.U “Ismail Qemali” në Prishtinë, ku merr pagë vjetore prej 2640 euro si dhe një pagë në vlerë prej 3mijë e 600 euro si menaxhere e qendrës “Sidi Edveation” në Gjilan. Ndërsa paga vjetore e drejtorit të inspekcionit, Adonis Tahiri, është 7mijë e 260euro.

Mirëpo pavarësisht se gëzon tri vende të punës, këshilltarja Shabani ka vetëm 220euro para të ruajtura në bankë, ndërsa drejtori i insepekcionit, Adonis Tahiri posedon vetëm 480euro në bankë.

Asambleistja Festa Shabani si pasuri të luajtshme ka deklaruar një veturë të tipit ‘Renault Clio’, për të cilën ka thënë që e ka blerë me kredi në vlerë prej 5000 eurove në vitin 2018, e për të cilën ka afat të pagesës deri në vitin 2021.

Bashkëshortja e drejtorit të Inspekcionit nuk ka deklaruar se posedon ndonjë pasuri të paluajtshme ose ndonjë aksion në ndonjë kompani.

Festa Shabani për herë të parë është zgjedhur asambleiste në zgjedhjet e vitit 2017, ajo në atë kohë përfaqësonte Lëvizjen Vetëvendosje, kurse që nga viti 2018 vazhdon mandatin si e këshilltare e pavarur.

KALLXO.com në vazhdim do të publikoj deklarimin e pasurisë për asambleistët në Komunën e Gjilanit si dhe komunave të tjera në Kosovë.