13 dreka i kushtojnë Suharekës mbi 1 mijë euro

1 mijë e 656 euro të buxhetit të Komunës së vogël të Suharekës janë shpenzuar në dreka dhe darka zyrtare.

Në faturat e drekave dhe darkave zyrtare të kësaj Komune, që KALLXO.com i ka marrë përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, kuponat fiskal mungojnë. Në ato është e bashkangjitur vetëm fatura e rregullët, ku shkruan “drekë zyrtare”.

Mirëpo në një dokument që Komuna e ka bashkangjitur me faturat e rregullta, tregohet që për periudhën janar-gusht 2018 janë shpenzuar 1 mijë e 656 euro e 80 cent.

Këto para janë shpenzuar për 13 dreka dhe darka zyrtare.

Dy prej drekave janë paguar në “Suareka Veraria” SHPK. Njëra me vlerë 64 euro dhe tjera me vlerë prej 108 euro e 90 cent.

Në njërën nga faturat që e posedon KALLXO.com me vlerë prej 117 euro e 90 cent është shtruar gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Brendshme në këtë komunë.

Dreka është shtruar më 15 maj të vitit të shkuar. Në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme ka qenë Bejtush Gashi, i cili muaj më vonë u lirua nga kjo detyrë.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari”, ku do të publikohen shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve e përfaqësuesve tjerë të komunave të Kosovës.

Dreka e Komunes se Suharekes me Ministrin e Puneve te Brendshme
Shpenzimet e Komunes se Suharekes Janar-Gusht 2018

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.