Dosja e prokurorisë për skandalin e abortit në Gjilan, gruaja shtatzënë ishte shkelmuar në bark

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi që i njëjti sipas policisë ka detyruar gruan e tij të abortojë.

KALLXO. com ka siguruar kërkesën për masën e paraburgimit të cilët e ka ushtruar Prokuroria Themelore në Gjilan.

Në kërkesë thuhet se që nga mujai shtator i vitit të kaluar e deri në janar të ketij viti, burrika kërkuar nga gruaja me të cilën bashkjetonte  të abortoj fëmijën pesë muajsh.

Sipas këtj dokumenti, e  njëjta nuk i është bindur bashkëshortit të saj për të kryer abortin e fëmijës së tyre dhe ky i fundit ka filluar të ushtroj dhunë ndaj saj.

Sipas kërkesës, me 28 dhjetor, burri e ka goditur fizikisht në fytyrë dhe me shqelma në barkë, me ç’rast, si pasojë e presionit, gruaja në janar të këtij viti, është detyruar të veproj në kundërshtim me vullnetin e saj, shkon në Shkup së bashku me bashkëshortin e saj për të kryer abortin e fëmijës pesë muajsh.

Në lidhje me këto, Prokuroria në Gjilan ka vendosur që ndaj bashkëshortit të kërkoj masën e paraburgimit për 30 ditë.

Në kërkesë prokuroria ka dhënë provat dhe dëshmitë e rrjedhës së ngjarjes. I dyshuari. sh. H sipas prokurorisë ka kryet veprën penale shtrëngim dhe shtytje në ndërprerjen e pa lejuar të shtatzanisë, vepër kjo e përcjellur me elemente të dhunës në familjes.

https://kallxo.com/gjilan-gruaja-obligohet-te-abortoje-dhunshem-ne-muajin-e-peste/