Dosja e prokurorise: Kamioni nuk ishte regjistruar që nga 18 gushti 2017

Prokuroria e Gjilanit ka paraqitur kërkesë për paraburgim për përgjegjësin e kompanisë së kamionit që shkaktoi aksidentin në Gjilan.

Kjo prokurori mbrëmë rreth orës 19:30 minuta, ka ndaluar të dyshuarin V.T., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale, ‘’Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka ndaluar të dyshuarin V.T., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti, si person përgjegjës i kompanisë, më 7 mars 2019, e kishte lejuar të dalë në qarkullim automjetin transportues – kamionin, e markës ‘’Scania’’, pronë e SH.P.K ‘’VEV GROUP’’ – Prishtinë, i cili ka qenë pa regjistrim dhe pa kontrollë teknike që nga data 18 gusht 2017, të cilin e ka drejtuar shoferi i kësaj kompanie M.A., me ç’rast i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku, si pasojë e të cilit përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar 23 persona, lëndime të rënda trupore 3 persona, ndërsa lëndime të natyrës vdekjeprurëse ka pësuar, i ndjeri Q.Ç.

Prokurorja e rastit, sot ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

 

ETIKETA

09 Mars 2019 - 16:21

Doruntina Baliu 09/03/2019 - 16:21
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend