FOTO ILUSTRIM

Dorasi në Vlorë vrau gjyshërit dhe familjarët e axhallarëve

Detaje të reja janë publikuar nga mediat në Shqipëri rreth incidenti të fundit në ë fshatin Resulaj të Vlorës.

Top Channel raporton se burim i konfliktit ishte një contest pronësorë dhe një grindje që dorasi e kishte me njërin prej familjarëve.

Sipas këtyre raportimeve dorasi kishte shkuar në shtëpinë e tij kishte marrë armën dhe më pas kishte shkuar në shtëpinë e gjyshërve të tij ku kishte qëlluar dy gjyshërit dhe dy familjarë të axhës. Më pas ai kishte shkuar në shtëpinë e axhës tjetër dhe aty kishte qëlluar edhe katër familjarë të tjerë të axhës së tij.

Tv Klan raporton se dorasi ka qëlluar gjyshërit dy axhallarët dhe gratë e tyre si dhe dy fëmijë të axhallarëve njëri 16 dhe tjetri 8 vjeç.

Policia e Vlorës është në ndjekje të personit i cili dyshohet të jetë Ridvan Zykaj ndërkaq ka kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët që të ndihmojnë në indetifikimin e vend ndodhjes së tij “Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa me shpejt te vendndodhjes së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numrin 069 41 10 242 si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin. Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.” thuhet në njoftimin e policisë.