Isa Mustafa | Foto: RTV 21

Doktori Visar Berisha Thotë se Isa Mustafa Gëzon Shëndet të Plotë

Doktori Visar Berisha, që i ka qëndruar afër ish-kryeministrit Isa Mustafa gjatë kohës sa ai ka qenë i shtrirë në spital, ka shkruar në Facebook mbi shëndetin e këtij të fundit duke thënë se s’ka pasur asgjë pos një komplikim i një gripi sezonal.

“Kurrsend ma shumë e as me pak se një komplikim i një gripi sezonal, i cili u shpërfaq me mpimje gjymtyrësh, me çka u prek sensibiliteti. Me marrjen e terapisë menjëherë u treguan shenja të hershme të përmirësimit dhe stabilitetit”, ka shkruar doktori Berisha.

Sipas tij, ish-kryeministri Mustafa ka pasur një forcë dhe vullnet të pashpjegueshëm që të përballet më një rëndesë shëndetësore.

“Tash mbetet vetëm faza përmbyllëse e që është rehabilitimi fizikal në mënyrë që sensibiliteti të marr formën e mëhershme. Kjo don duresë dhe aktivitet intensiv fizikal. Duhet sqaruar mirë se Kryetari Mustafa gëzon shëndet të plotë (për t’u lakmuar) mendor e intelektual. Kjo gjendje gripoze dhe komplikimi që ka ardhur nuk prekë e as nuk ka prekur asnjë aftësi mendore a intelektuale”, ka vazhduar shkrimin e tij doktori Berisha.

E ndihmë institucionale i ka ofruar edhe Qeveria e Kosovës.

http://kallxo.com/qeveria-ofron-gjithe-ndihmen-per-sherimin-e-isa-mustafes/

 

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin  e z. Mustafa”, thuhet në deklaratën e djeshme të lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Isa Mustafës i kanë uruar shëndet shumë përfaqësues politik në Kosovë, përfshi këtu edhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

http://kallxo.com/pacolli-uron-sherimin-e-mustafes/

 

Ky është postimi i plotë i doktorit Visar Berisha:

Ne vend te qartesimit!

Shpesh duhma e fjales se pa matun apo te pa dije jo vec e lendon tjetrin por na fute krejtve ne lathitje e na ban te pa sigurte.

Keto dite, rreth nje jave kam qene cdo dite afer Kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves, zotni Isa Mustafa, me miratimi e tij.

Para se m`i dhane shpjegim tymnajes se krijume me qellim a nga pa dija, me duhet me ceke se Kryetari Mustafa kishte e ka nje force dhe vullnet te pa shpjegushem me u perballe me nje rendese shendetesore sic ishte kjo. Duhet me ia dhane hakun.

Cka ndodhi? Kurrsend ma shume e as me pak se nje komplikim i nje gripi sezonal, i cili u shperfaq me mpimje gjymtyresh, me cka u prek sensibiliteti.

Me marrjen e terapise menjehere u treguan shenja te hereshme te permiresimit dhe stabilitetit.

Kryetari Mustafa sot eshte leshuar nga Spitali pasi qendrimi aty ishte me i pa nevojshem. Pergjigja ne terapi ishte e shpejte dhe e mire. Kaq. Ska me asnje trajtim specifik e as simptomatik. Rezultati i kerkuar eshte arritur.

Tash mbetet vetem faza permbyllese e qe eshte rehabilitimi fizikal ne menyre qe sesibiliteti te marr formen e me hereshme. Kjo don durese dhe aktivitet intesiv fizikal.

Duhet sqaruar mire se Kryetari Mustafa gezon shendet te plote (per tu lakmuar) mendor e intelektual. Kjo gjendje gripoze dhe komplikimi qe ka ardhur nuk preke e as nuk ka prekur asnje aftesi mendore a intelektuale. Pike.

Cdo perpjekje tjeter me u perfshi ne vallen e spekulimit nuk ka me dhane te verteten por shtremberimin.