Doktori Lulaj Pranon Fajin për Gjina Zeqirin

Sipas Lulajt përzgjedhja e gjinisë ka qenë plotësisht e ndaluar me ligj.

“Ka qenë e ndaluar përzgjedhja e gjinisë edhe pse është bërë”, tha Lulaj në hulumtimin për këtë rast të emisionit “Jeta në Kosovë”.

Ai e fajëson veten pse Gjina Zeqiri është tani në arrati.

“Ajo ka plotësisht të drejtë me u anku edhe në KFAM edhe në MSH edhe në Prokurori sepse nuk e kemi kry punën si duhet sikur ta kishim kry punën qind për qind si duhet ajo sot ishte në burg e jo tu u sorollat nëpër Serbi”, tha Lulaj.

Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Gjina Zeqirit në janar të vitit 2016. Prokuroria pretendon se ka siguruar prova të mjaftueshme dhe dyshimi është i bazuar mirë që në klinikën e saj janë kryer punë të paligjshme.

Por gjykimi ndaj saj nuk është mbajtur asnjëherë sepse ajo është arratisur nga Kosova.

Spitali i saj aktualisht është i mbyllur.

Ndiqeni deklaratën e dhënë për emisionin “Jeta në Kosovë”: