Doktori i suspenduar nga puna publikon dhe largon emrat e pacientëve

Urologu Fahredin Veselaj që u suspendua nga puna në Qendrën Klinike Universitare nën arsyetimin se nuk e respektori orarin e punës  ka dhënë një sqarim për mediat dhe qytetarët përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se në datën për të cilën thuhet se nuk është gjetur në vendin e punës ai ka kryer tri operime gjatë kujdestarisë.

Madje doktori kishte postuar foto ku ishin të publikuara edhe emrat e pacientëve.

“Per hirë të korrektesisë ndaj pacienteve dhe të gjithë qytatareve po këtë ditë me 11.09.2018 ne Kliniken e Urologjisë ne QKUK kam operuar 3 raste të renda dhe gjatë kujdestarise kam shpëtuar jetën e një të riu të therrur me thikë” tha ai.

Pas publikimit ai kishte reaguar duke i fshehur emra e pacientëve të operuar. Më tutje urologu Veselaj thotë se kjo është bërë për shkak se dikujt po i pengon puna e urologëve.

Me vendimin mbi largimin e përkohshëm nga puna të Veselajt thuhet se Klinika e Urologjisë obligohet të ja heq pagesën e kujdestarisë ndërsa për kohën sa do të jetë në largim ai do të marrë 50 përqind të rrogës.

Rasti i është proceduar Komisionit Diciplinor  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

KALLXO.com kishte raportuar në vazhdimësi për çështjen e keqpërdorimit me kartela të hyrje daljeve dhe marjen e masave ndaj atyre që thuhet se nuk janë gjetur në vendin e punës.

https://kallxo.com/reagon-mjeku-i-suspenduar-kreva-3-operacione-te-renda-ne-diten-kur-nuk-e-respektova-orarin/