Doktori flet për ndikimin e djegjes së qymyrit në shëndet

Në kuadër të hulumtimit të ekipit “Jeta në Kosovë” për përdorimin e qymyrit dhe shitjen ilegale të tij, ka folur edhe  doktori i pulmologjisë, Skender Bacaj.

Bacaj ka folur për ndikimin e qymyrit tek qytetarët, sëmundjet që shkaktohen nga përdorimi i tij e po ashtu edhe masat mbrojtëse ndaj tij ka folur Skender Bacaj nga Klinika e Pulomologjisë.

“Qymyri që është praktikisht i përbërë nga karboni ka ndikim mjaft të keq në shëndetin tonë të përgjithshëm e veçanërisht në traktin respirator, sepse në këmbimin e ajrit e bëjmë me ndihmën e mushkërive tona të cilat janë portë hyrëse e hapur ndaj ambientit të jashtëm”, ka treguar Bacaj.

Ai tutje ka folur edhe për pasojat në shëndetin e njeriut, të cilat vijnë si pasojë e përdorimit të qymyrit.

“Thëngjillit është mjaftë i rrezikshëm për shkak se lirimi i monoksidit të karbonit i cili përveç që ndikon mjaftë dëmshëm në sistemin respirator, e lidh dhe ndikon edhe në gjak në lidhje me hemoglobinë e cila lidhje është shumë vështirë të dekompozohet”, thotë Bacaj.

Doktori  ka treguar për sëmundjet të cilat shkaktohen si pasojë e përdorimit të qymyrit.

“ Sëmundjet që drejtpërdrejt shkaktohen apo në mënyrë indirekte janë sëmundja kronike obstruktive pulmonare, ku hyn enfizema e mushkërive ku natyrisht këtu ndërlidhet edhe nikotina m karbonin e qymyrit, pastaj bronkiti kronik obstruktiv dhe natyrisht asma. Kur flasim për asmën jo drejtpërdrejt ose në mënyrë të sistemit që quhet edhe në mjekësi “ të shkrepësit”, do të thotë nuk është thëngjilli ai i cili drejtpërdrejt e shkakton asmën, mirëpo sillet si shkrepës sepse e shkrep të keqën edhe pastaj zigjiri patofizologjik e vazhdon rrugëtimin e vet drejt patologjisë së caktuar”, tha Bacaj.

Se qymyri ka ndikim në jetëgjatësi e njeriut e ka sqaruar për JnK, doktori Skender Bacaj i cili ka thënë se është e projektuar 10 deri në 20 vite kohëzgjatje e jetës.

“Projektohet 10 deri në 20 vite kohëzgjatje e jetës, gjithmonë në parametra statistikorë, vëmendja e posaçme është në vitet potencialisht të pa jetuara, domethënë nëse një 60 vjeçar vdes në moshë moshën e re nuk e mbërrin moshës 80 vjeçare atëherë ato janë vite potencialisht të pa jetuar e që kanë mundur të jetohen po të mos ishin faktorët e jashtëm të cilët me menagjim shtetëror të mirë mund të eliminohen dhe mund të menaxhohen”, ka sqaruar Bacaj.

Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni emisionit e plotë të “Jeta në Kosovë:

 

29 Nëntor 2018 - 21:04

Afërdita Fejzullahu 29/11/2018 - 21:04
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend