Milorad Dodik - Foto: BETA

Dodik thotë se Bosnja duhet ta njohë Krimenë si pjesë të Rusisë

Milorad Dodik, anëtari i sapo zgjedhur serb i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, tha se do të nisë një iniciativë për vendin që të njohë Krimenë e aneksuar si pjesë e Rusisë.

Milorad Dodik, i cili fitoi vendin serb në presidencën trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës në fundjavë, i tha gazetës ruse ‘Izvestia’ të martën se një nga hapat e tij të parë do të jetë nisja e një iniciative për të njohur Krimenë si pjesë të Rusisë.

“Unë do të paraqes një nismë të tillë dhe kam ndërmend të arrij njohjen e statusit të Krimesë në nivelin [e shtetit] të Bosnjës”, tha Dodik për ‘Izvestia’.

Dodik, i njohur mirë për lidhjet e tij të ngushta me Moskën dhe vizitat e përsëritura për të takuar Vladimir Putin, tha se Krime historikisht i takon Rusisë dhe se ai dëshiron të vizitojë gadishullin e aneksuar sa më shpejt që të jetë e mundur si një anëtar i ri i presidencës së Bosnjës.

“Do të doja që takimet e mia të para në pozicionin tim të ri të mbaheshin me presidentët e Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq”, shtoi ai.

Krimea u aneksua prej Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2014, por konsiderohet ende si pjesë e Ukrainës nga ShBA dhe shtetet e BE-së.

Dodik gjithashtu tha për ‘Izvestia’ se ai do të parandalojë Bosnjë dhe Hercegovinën nga përfshirja në ndonjë aktivitet për zbatimin e Planit të Veprimit të Anëtarësimit në NATO, një hap kyç drejt anëtarësimit në aleancën ushtarake Perëndimore.

Në tetor të vitit 2017, parlamenti në njësinë boshnjake të mbizotëruar nga Republika Srpska kaloi një rezolutë kryesisht simbolike që deklaronte neutralitetin e Republika Srpska në lidhje me aleancat ushtarake, një kundërvënie e perceptuar ndaj lëvizjes së shtetit boshnjak drejt NATO-s.

Dodik tha gjithashtu se do të mbështeste idenë e krijimit të një qendre humanitare ruse-serbe në Bosnjë, e ngjashme me atë që aktualisht vepron në qytetin serb të Nishit.

Megjithatë, vendimet e marra nga presidenca trepalëshe boshnjake bazohen në një konsensus të të tre anëtarëve.