DnV: Në Kaçanik Prinë Kandidati i PDK-së

Në Kaçanik, në garën për kryetar komune prinë kandidati i PDK-së me 56.22% të votave, karshi kandidatit të Vetëvendosjes me 43.78%.

Në rundin e parë të zgjedhjeve, kandidati i PDK-së, Besim Ilazi doli i pari me 40,37% ndërsa kandidati i VV-së Basri Kodra i dyti me 21,09%.

Besim Ilazi PDK dhe  Basri Kodra nga VV deri më tani nuk kanë zyrtarizuar ndonjë koalicion parazgjedhor me asnjë prej partive në Kaçanik.

Këto janë rezultatet preliminare të koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Verim.