Zona e Lirë e Kontrabandës në Veri të Kosovës

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi një hulumtim disamujor për kontrabandën me naftë në pjesën veriore të Kosovës.

Emisioni paraqet detajet për çmimet e naftës në veriun e Kosovës duke sjellë dëshmi filmike për çmimet në këtë zonë. Shitësit e karburanteve janë filmuar duke treguar ofertat për naftë e cila varion për disa herë me çmimet në zona të tjera.

Në zona të tjera, gazetarët sjellin dëshmi për çmimet më të lira për pijet e gazuara dhe ato energjike ndërsa reportazhi sjell edhe pamje të rrugëve ilegale të cilat janë duke u përdorur në veriun e vendit.

Emisioni dëshmon edhe paaftësinë e institucioneve të vendit për ta luftuar dukurinë e kontrabandës në veri. Dëshmitë se policia nuk reagon në rast të raportimit të kontrabandës dhe raste konkrete kur policët janë sulmuar mund të ndiqen gjatë këtij reportazhi.