Viktimat e Plumbave Qorr

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte rrëfimet ekskluzive të atyre që pësuan nga plumbat qorr.

Si e komentojnë ata qëndrimin e hapur të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u doli në mbrojtje vartëseve të tij që u filmuan duke gjuajtur me armë zjarri?

Emisioni sjell rrëfimin ekskluziv të nënës na Prizreni të cilës i vdiq djali nga plumbat qorr para derës së shtëpisë.

Në intervista të ndara rrëfejnë për përjetimet e tyre edhe të plagosurit të terë nga plumbat qorr. Si i ka përjetuar deklaratat e të parit të qeverisë Asllan Uka dhe Brahim Hetemi të cilët kanë mbetur të palëvizshëm nga plumbat qorr?

Emisioni i sontëm sjell edhe detaje se si u plagos 15 vjeçarja nga Shtimja, Aida Shabani, para derës së shtëpisë. Çka thotë ajo kur i dëgjon krismat nga ahengjet?

Po ashtu në emision flasin edhe Mensur Hoti nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha, i cili veprimet e zyrtareve qeveritare i quan të turpshme dhe të rrezikshme për sigurinë e përgjithshme publike.