Tregimi për Mbrojtjen e Afërt të Policisë

Këtë javë në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’ u transmetua emisioni ekskluziv për Njësitin e Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës.

Si u planifikua dhe si u realizua mbrojtja e institucioneve të Republikës së Kosovës në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 10 vite me parë?

Si mbrohen sekretet dhe si mbrohen personalitetet e larta nga njësia e mbrojtjes së afërt?

Cilat janë kujtimet dhe përvojat e këtij njësiti gjatë punës së tyre?

Cili ishte sulmi më i rrezikshëm ndaj policisë së Kosovës?

Ndiqni deklaratat e këtyre zyrtarëve për punën e tyre e gjithashtu ndiqni edhe deklaratat e zyrtarëve të shtetit për këta policë.